Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në takim njoftues komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.
Ministri Sveçla falënderoi Federici për bashkëpunimin dhe mbështetjen që KFOR-i i ka ofruar vazhdimisht Kosovës dhe theksoi rëndësinë që KFOR-i ka në sigurinë e vendit.
Ai gjithashtu njoftoi Federicin lidhur me prioritet e ministrisë së Punëve të Brendëshme si luftimin dhe parandalimin e krimit dhe korrupsionit, rritja e integritetit institucional si dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit theksuan se mbështetja e ndërsjellë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë e mirë dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëveprim të vazhdojë edhe më tej. /Telegrafi/