Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Siç thuhet në njoftimin e bërë nga MPB, Sveçla ka takuar ministrin Taulant Balla, ku edhe janë zotuar se do të bashkëpunojnë për garanci dhe siguri për të dyja vendet.
“Zhvilloi takim me homologun e tij, Ministrin z. Taulant Balla. Të dy ministrat, Sveçla dhe Balla, të shoqëruar nga drejtorët e Policisë së dyja vendeve, kanë diskutuar për sfidat dhe sukseset e përbashkëta, si dhe për përkushtimin në zgjerimin e bashkëpunimit që synon siguri për vendet dhe qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.
Tutje, MPB thotë se “qëllimet janë të njëjta, ashtu siç u shprehën ata. Vullneti është i madh dhe ata po bashkëpunojnë intensivisht për të qenë garanci e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e të dyja vendeve”./Telegrafi/