Site icon Telegrafi

Sveçla me çiklistë shkojnë në Bërnjak, bëjnë homazhe edhe te pllaka e heroit Enver Zymeri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se me ftesë të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe grupit “Marakli t’Biciklave”, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, zëvendësministren Daulina Osmani e drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, me biçikleta kanë bërë rrugën nga Bërnjaku deri te Tuneli i Mitrovcës .

Përmes një postimi në Facebook ai thotë se rruga e përshkruar gjithsej është 35.8 km.

Sveçla tha se gjatë rrugëtimit mbizotëroi atmosferë sportive mes gjithë pjesëmarrësve çiklistë.

“Në nderim të Heroit Enver Zymeri, në vendin ku ai ra dhe gjindet pllaka përkujtimore bëmë një minutë heshtje. Sakrifica e tij dhe Heroit Afrim Bunjaku dhe angazhimi i gjithë kolegëve të tyre, bënë të mundur që ne të shijojmë këtë aktivitet dhe bukuritë natyrore të Liqenit të Ujmanit dhe maleve përreth”, ka përfunduar Sveçla./Telegrafi/

Exit mobile version