Telegrafi

Suzuki Vision Gran Turismo me 432 kuaj-fuqi

Suzuki prej kohësh nuk ka pasur një veturë reprezentative, për të cilin do të kthenin kokën njerëzit kur kalon në rrugë. Por, a ka ardhur koha për një roadster?

Shumë shpresojnë që po, pasi Vision Gran Turismo duket mrekullueshëm. Ky roadster e vënë në lëvizje tre motorë, që në mënyrë të kombinuar bartin fuqinë në të katër rrotat, transmeton Telegrafi.

Me një pamje të Swift me “steroide”, kjo veturë prodhon 432 kuaj-fuqi, që ndoshta mund të tingëllojë si shumë, por duhet marrë parasysh se ka vetëm 970 kilogramë dhe është mjaft e shpejtë.

Më poshtë ju sjellim një video të veturës sportive, që është bërë edhe model për një videolojë në Sony PlayStation 5. /Telegrafi/