Telegrafi

Suzuki Swift Sport, për të tretën herë fiton çmimin ‘Best Buy’

Versioni sportiv i Suzuki Swift është vlerësuar shumë nga ekipi redaktues i revistës What Car. Në konkurrencë shumë të fuqishme, kjo veturë ka fituar çmimin kryesor si automjeti më i mirë prej më pak se 15.000 funtesh.

“Edhe pse Suzuki Swift Sport është i konstruktuar në bazë të një automjeti të vogël normal, megjithatë motori dhe preciziteti gjatë vozitjes, e bëjnë atë diçka më tepër”.

“Në këtë aspekt, Swift tejkalon edhe disa rivalë shumë më të shtrenjtë duke ju dhënë dëshirë dhe besim që të kaloni shpejtë nëpër një seri kthesash”.

“Versioni me tri dyer do të ishte ideal për shumicën e blerësve dhe mendojmë se ky është automjeti më i pranueshëm nga kjo kategori, të cilin blerësit mund t’ia lejojnë vetes”, ka thënë kryeredaktori i revistës.

Swift Sport është në dispozicion në gjashtë ngjyra standarde metalike dhe është i pajisur me shtatë ‘airbagë’, pastaj përmban klimë dhe rrota të bukura.

Fuqia e motorit 1.6 l është e kombinuar me shpenzim minimal të karburantit dhe emision të CO2 prej 147g/km. Edhe versioni Sport ka marsh me gjashtë shpejtësi, ngjashëm sikur versioni standard.

Në Angli, Swift Sport kushton: 13.999 funte modeli me tri dyer dhe 14.499 versioni me pesë dyer. Në Ballkan kushton diku rreth 14.000 euro. /Telegrafi/