Suzuki Swift 2024 pritet të lansohet në muajt e ardhshëm, derisa modeli Swift Sport pritet të vijë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, sipas raporteve jashtë shtetit.
Revista japoneze BestCar pretendon se Suzuki do të prezantojë Swift-in me një motor 1.2-litërsh me katër cilindra me teknologji të butë hibride dhe mund të bazohet në një motor aktualisht të disponueshëm për tregjet evropiane për të siguruar emetime të ulëta të gazrave, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, BestCar raporton se Swift Sport do të prezantohet gjatë sezonit pranveror të Japonisë në vitin 2024 (përafërsisht në tremujorin e dytë të vitit) dhe do të fuqizohet nga një motor 1.4 litërsh turbo me katër cilindra – gjithashtu me teknologjisë hibride të butë.
Raportet e pakonfirmuara thonë lansimi i Suzuki Swift 2024 pritet para tetorit 2023. /Telegrafi/