Përgjigja e Suzuki ndaj konkurrencës së shumtë të veturave fuqizohet nga një motor 1.4-litërsh turbo benzinë i mbështetur nga teknologjia e butë hibride.
Dhe ishte koha që Suzuki të bënte diçka për modelin kompakt crossover S-Cross, i cili në edicionin e tij të fundit, realisht, nuk tërhoqi shumë vëmendjen e publikut.
Kompania japoneze e veturave mendon se me edicionin e ri të S-Cross të prodhuar në Hungari, do të tërheqë më shumë klientë se më parë, dhe kjo duhet të ndihmohet nga fakti se crossover-i i tyre i ri është modifikuar tërësisht si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
Megjithatë, ndër ndryshimet e shumta në trup spikat një “fytyrë” e ndryshme, por edhe streha dukshëm më e madhe e dritave të pasme.
Ndër risitë kryesore në kabinë është një sistem i ri multimedial i pajtueshëm me Android Auto dhe Apple CarPlay, i cili këtë herë kontrollohet nëpërmjet një ekrani më të madh 9 inç.
S-Cross i ri / i rinovuar fuqizohet nga një motor turbo benzinë me katër cilindra 1.4 litra (Booster Jet) i cili, me ndihmën e teknologjisë hibride të butë, zhvillon 129 kuaj fuqi dhe 235 Nm çifte rrotulluese maksimale, i cili mjafton për të përshpejtuar nga nga 0 deri në 100 km/h për 9, 5 sekonda.
Kopjet e para duhet të mbërrijnë në showroom-et evropiane para fundit të vitit. /Telegrafi/