Ata që janë të “dashuruar” në Mercedes-AMG G63, por që nuk mund ta përballojnë financiarisht, ekziston një alternativë interesante.
Fjala është për modelin Jimny të Suzuki, i cili përfaqëson klonin miniaturë të modelit Mercedes-AMG G63, përkatësisht Brabus 800, transmeton Telegrafi.
E tërë hapësira brenda kabinës është modifikuar dhe avancuar me komponentë të Brabusit – kështu Jimny ka një pamje luksoze sikurse G800-a e vërtetë.
Ndryshe Suzuki Jimny gëzon simpati të madhe të adhuruesve të kësaj marke në mbarë botën, pasi kjo veturë për terrene malore është shumë i kërkuar për shkak të çmimit të volitshëm dhe shpenzimeve të vogla.
Jimny është modifikuar në atë mënyrë që të ngjaj jo vetëm me Mecedes G-Class, por sikurse versioni i modifikuar i Brabusit. /Telegrafi/