Telegrafi

Suzana Mushkolaj shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin në ishujt Maldive

Fotografja dhe ish-moderatorja e njohur shqiptare, Suzana Mushkolaj, i dha fund beqarisë rreth një muaj më parë.

Ajo dhe partneri i saj, avokati Besnik Nikqi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në bjeshkët e Rugovës.

Pas ceremonisë së vogël ku prezent ishte edhe djali i saj, Albani, çifti duket se janë arratisur larg për të shijuar muajin e mjaltit.

Suzana së bashku me bashkëshortin momentalisht po shijojnë pushimet në ishullin luksoz, Maldives.

Lexo po ashtu Martohet fotografja dhe ish-moderatorja, Suzana Mushkolaj

Ajo madje ka shpërndarë disa pamje të mrekullueshme duke treguar se po argëtohet në masë të madhe.

“Muaji i mjaltit”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërit prej postimeve.

Suzana ndryshe për publikun ka qenë e njohur edhe si moderatore e programit shumë të shikuar të para tri viteve, “Metamorfoza nga Suzana”. /Telegrafi/