Telegrafi

Suspendohet stjuardesa që u shfaq provokuese me uniformën e punës (Video)

British Airways e ka suspenduar një stjuardesë, e cila u shfaq provokuese e veshur me uniformën e punës, në një video që përfundoi në internet.

Biondina, e cila shfaqet pasi të ketë përfunduar turnin, heq takat dhe çorapet, ndërsa nuk heziton dhe të zbërthente pullat që të tregojë gjoksin, transmeton Telegrafi.

“Mos më shikoni sa keq dukem pas fluturimit. Doni të mi nuhasni çorapet dhe këpucët, epo fillimisht më duhet t’i heqë”, thotë ajo me të filluar filmimi.

Para se videoja të përfundonte, ajo zbërthen këmishën dhe tregon gjoksin, duke shtuar se “sa do doja të ishe këtu dhe të më ndihmosh të zhvishem. Shihem së shpejti”.

Ende nuk dihet për kë e kishte këtë adresim, por besohet se ajo po i reklamonte uniformën për shitje – dukuri që është përhapur shumë së fundmi, te stafet e kompanive ajrore. /Telegrafi/