Telegrafi

Suspendohet shpërndarësi i picave, që e kishte veturën të mbushur me mbeturina (Foto)

Punonjësi i paemëruar i një kompanie të njohur për dërgimin e picave, është suspenduar nga puna, kur u zbulua se vetura tij ishte e mbushur me mbeturina.

Hannah King po kalonte pranë makinës së parkuar në Somerset të Anglisë, kur pa plehrat kishin mbuluar pjesën e poshtme, karriget dhe pjesën nën xhamin e përparmë, transmeton Telegrafi.

Mbeturinat brenda veturës

Pasi bëri dy fotografi dhe i postoi në llogarinë e kompanisë, erdhi menjëherë reagimi i tyre, që tregonin se e kanë suspenduar shpërndarësin e picave.

Ambalazhet, bishtat e cigareve dhe mbetjet tjerë të shpërndara në enterier, bëri që të ketë kritika për mungesën e pastërtisë, në makinën që përdoret për të shpërndarë ushqim. /Telegrafi/