Telegrafi

Suspendohet profesori pse filmoi nxënësit që rriheshin në klasë (Video)

Është suspenduar nga puna profesori i një shkolle të mesme në Teksas të Shteteve të Bashkuara, pasi nuk provoi t’i ndante nxënësit që rriheshin në klasë, por qëndroi anash dhe i filmonte.

Zyrtarët shkollorë vendosën ta lirojnë deri në një vendim tjetër, pasi postimi u bë viral në rrjetet sociale, duke nxitur shqetësim të madh te prindërit, transmeton Telegrafi.

Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, i tregojnë të rinjtë teksa shkëmbejnë goditje të ashpra, ndërsa mësimdhënësi së bashku me të tjerët, vetëm qeshen në sfond.

Meqenëse rasti është nën hetime, nuk është bërë i ditur emri i profesorit, ndërsa thuhet se të gjithë të pranishmit janë marrë në pyetje. /Telegrafi/