Jacques Lacrois është suspenduar nga detyra e priftit, pasi u bë virale një video, ku ai shihet duke e qëlluar një fëmijë që qante gjatë pagëzimit.
Prifti 89-vjeçar ka kërkuar falje i turpëruar, ndërsa ka thënë më kurrë nuk do të pagëzojë ndonjë fëmijë, transmeton Telegrafi.
Veprimin që e kreu në një kishë që ndodhet në periferi të Parisit, ai e mbrojti duke thënë se ishte në mes të ‘përkëdheljes dhe flakareshës’.
“Provova ta qetësoja, sepse më duhej t’ia ulja kokën për t’ia zbrazur ujin e bekuar. Unë po ia mbaja faqen, kur humba kontrollin dhe e godita. Mund ta kem lënduar, kërkoj falje dhe uroj të jetë mirë. Ky ishte pagëzimi im u fundit, sepse po e ndej që më duhet të tërhiqem”, ka thënë Lacrois për një radio lokale.
Por, kjo nuk i ka mjaftuar zyrtarëve kishtarë, që e suspenduan dhe më nuk i lejojnë të pagëzojë, apo të martojë çifte.
Veprimin e tij e kanë falur prindërit dhe këshilli i kishës, por se mosha që ka dhe ngathtësia në veprim, bëri që atij t’i hiqet detyra që ushtronte, por i lejohet ligjërimi në mesha. /Telegrafi/
https://youtu.be/8e7do1q7O48