Daniel Stark është përjashtuar nga policia e Mississippit të Shteteve të Bashkuara, pasi e ka qëlluar me elektroshok në qafë, një të dyshuar për vjedhje në super-market.
Policia ‘gjaknxehtë’ është nervozuar dhe kreu këtë veprim të panevojshëm ndaj të dyshuarit, i cili ishte i prangosur dhe nuk po rezistonte, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët policorë, kanë thënë se nuk kanë tolerancë ndaj dhunës së tepruar dhe të panevojshme, para se ta shkarkojnë nga detyra.
Ngjarja që ka ndodhur më 16 korrik, është bërë virale pasi u shpërnda në internet. /Telegrafi/