Telegrafi

Suspendohet nga puna zyrtari korrektues, dyshohet për sjellje të papërshtatshme

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka marrë vendim për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues L.B, për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit.

SHKK bën të ditur se ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme.

Lidhur me këtë, Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se janë të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojmë transparencë të plotë në këtë çështje.