Site icon Telegrafi

Suspendohet nga puna një inspektor tatimor për marrje ryshfeti

Administrata Tatimore e Kosovës ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës për inspektorin tatimore D. F., i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, si dhe marrje ryshfeti.

ATK thotë se siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga puna.

Në fund, ATK fton qytetarët që për çdo rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të raportojnë përmes linjës pa-pagës 0800 80 800.

Exit mobile version