Në Floresti të Moldavisë, është suspenduar një mjek, i cili e ka lënë procesin e lindjes në gjysmë, për të bërë ‘selfie’ me gruan që pritej të sjellë fëmijën në jetë.
Dr. Sergiu Sochirca, pasi bëri fotografinë bizare, e plasoi atë në Facebook.
Pasi fotografia u shpërnda shumë në rrjete sociale, duke marrë komente negative, Ministria e Shëndetësisë e ka kërkuar suspendimin e tij, transmeton Telegrafi.
Në fotografitë e censuruar nga mediet, shihet një grua e zhveshur, bashkë me fytyrën e mjekut, ndërsa në fotografinë tjetër foshnja e porsalindur.
Për këto fotografi të pavend, Dr. Sochirca pritet të dënohet rëndë, përfshirë edhe marrjen e licencës së mjekut. /Telegrafi/