Telegrafi

Suspendohet mjekja e pamëshirshme që tallej me pacientin me gjendje të rëndë shëndetësore (Video)

Mjekja kryesor e dhomës emergjente të një spitali në Kaliforni të shteteve të Bashkuara, është suspenduar pasi është tallur me një pacient që kishte gjendje të rëndë shëndetësore.

Dr Beth Keegstra është filmuar fshehta duke mos e trajtuar si duhet Samuel Bardwell, i cili humbi kontrollin gjatë një loje basketbolli, sepse nuk i kishte marrë medikamentet e duhura, transmeton Telegrafi.

Babai i 20-vjeçarit e ka filmuar mjeken, teksa ia kap dhunshëm dorën pacientit dhe i kërkon të ulet, pasi mundi ta ngrinte kokën.

“Mos keni vdekur zotëri”, dëgjohet duke thënë Keegstra, ndërsa me shpërfillje i thotë se po merrni frymë mirë dhe duhet të largoheni sepse nuk keni asgjë.

Kjo ka bërë që autoritetet ta suspendojnë mjeken e pamëshirshme, deri në një vendim tjetër. Në anën tjetër, Bardwell që vuan nga kriza të shpeshta ankthi, po trajtohet nga një mjek tjetër dhe gjendja tij është nën kontroll. /Telegrafi/