Site icon Telegrafi

Suspendohet mësuesja që e tërhoqi nxënësen zvarrë për flokësh (Foto)

Mësuesja e paemëruar që e ka tërhequr nxënësen zvarrë prej flokësh për ta kthyer në klasë, është suspenduar nga shkolla që ndodhet në Donguang të Kinës.

Kalimtarët e rastit e kanë parë teksa e mbante për bishtaleci, ndërsa fëmija qante dhe kërkonte të shkonte në shtëpi.

Mësuesja duke e tërhequr nxënësen për bishtaleci

Pasi pamjet janë publikuar në internet, këshilli i prindërve ka kërkuar që ajo të largohet nga mësimdhënia dhe t’i jepet dënimi i merituar.

Nuk bëhen të ditura motivet e veprimit të mësimdhënëses së dhunshme, por kjo sjellje është konsideruar e tepërt dhe shumë e pahijshme. /Telegrafi/

Exit mobile version