Payal Modi nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, është suspenduar nga shkolla ku jepte mësim, pasi është publikuar një video ku ka qëlluar me revole uji portretin e Donald Trumpit, transmeton Telegrafi.
Derisa presidenti po bëhej gati të bënte betimin, mësuesja ka bërtitur dhe i ka kërkuar të vdesë, ndërsa në sfond dëgjohet dikush duke qeshur.
Filmimin që mund ta shihni më poshtë, e ka publikuar vet Modi në llogarinë e saj në Instagram, që më vonë është përhapur duke bërë xhiro në rrjetet sociale.
Nuk dihet nëse në klasë ka pasur nxënës, apo vetëm pjesëtarë të stafit, por ajo nuk do të zhvillojë mësime deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/
https://youtu.be/rm1nEelWDGU