Telegrafi

Suspendohet Inspektori Tatimor për Prishtinën

Bazuar në një njoftim zyrtar të ATK-së Berisha akuzohet nën dyshimin e bazuar se ka bërë shkelje të detyrave dhe rregullave të punës.

“Kjo masë është e mbështetur në Urdhëresën Administrative dhe do të zgjas përderisa të përfundojnë hetimet dhe Komisioni Disiplinor të nxjerr vendim meritor lidhur me të”.

Lidhur me këtë, përgjegjësit e ATK-së, kanë njoftuar edhe Njësinë e Krimeve Ekonomike, të cilët në bashkëpunim janë duke e hetuar rastin dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme konform detyrave dhe përgjegjësive të tyre. /Telegrafi/