Donna Crichton është suspenduar nga një spital në Lincolnshire të Anglisë, për shkak se i kishte lyer flokët e kuqe. Pikërisht në kohën kur ky institucion shëndetësor, po punonte me mungesë stafi.
Infermieres 53-vjeçare, i kërkuan të largohej nga puna për afat të pacaktuar, derisa ngjyra e flokëve të saj t’i kthehet normalitetit, transmeton Telegrafi.
E kualifikuar si infermiere më 1988, ajo ishte regjistruar si mami pas katër vitesh, teksa shërben në këtë profesion për 30 vjet me radhë.
Gjatë tërë kësaj kohë, ajo i kishte lyer flokët brej ngjyrës së bardhë, deri në rozë shndritëse, derisa u paraqit me nuancën sikur ‘kutitë e kuqe të postës’, për të cilën konsideruan se ishte e papërshtatshme.
“Të them se ndjehesha e shkatërruar dhe e përulur është pak, më dukej sikur më asgjësuan”, ka thënë Crichton.
Sipas saj, dallimi në bazë të ngjyrës së flokëve është diskriminim, veçanërisht ndaj saj që me shumë mund dhe eksperiencë, ia dedikoi tërë jetën profesionit. Madje, në kohën kur spitali po kalonte nëpër periudhë të vështirë, në pamundësi të pranonte infermierë shtesë, apo të trajnonte të rinj.
E zhgënjyer me tretmanin e ulët, Crichron ka dhënë dorëheqje për të mos u kthyer më kurrë, ndërsa gjithçka e konsideron ën dëm të spitalit dhe pacientëve, që duhet të presin shumë më gjatë. /Telegrafi/