Janë suspenduar tri edukatore në Kinë, pasi i inkurajuan dy fëmijë të rrihen ves vete.
Pamje shqetësuese tregojnë një fëmijë që qante, teksa e rrihte dhe ofendonte një shok, para gjithë klasës në një parashkollor në qytetin Linyi të Shangdongut, transmeton Telegrafi.
Derisa e inkurajonin rrahjen dhe nuk e ndalonin, ato i kërkonin atij që ta ofendonte dhe shante, sepse e kishte lënduar më herët.
Fëmija përsëriste fjalët si ‘budalla’ dhe ‘të urrej’ ndërsa e qëllonte tjetrin, që nuk tregonte ndonjë shprehje dhe rrinte indiferent. “Më bëre të qaj, kur më lëndove më herët” dëgjohej zëri në sfond, teksa të njëjtën e përsëriste edhe vogëlushi.
Autoritetet arsimore konsideruan se detyrimi i edukatoreve ishte i tepruar, për t’i suspenduar deri në një vendim tjetër. Fëmijët janë dërguar për kontrolle psikologjike, si dhe janë kontaktuar prindërit e tyre. /Telegrafi/
<iframe allowfullscreen frameborder=”0″ width=”698″ height=”573″ scrolling=”no” id=”molvideoplayer” title=”MailOnline Embed Player” src=”https://www.dailymail.co.uk/embed/video/1800412.html”></iframe>