Telegrafi

Suspendohen tre zyrtarë të Shërbimit Korrektues

Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se pas pranimit të informatës mbi arratisjen e të paraburgosurit L. B. nga Qendra e paraburgimit në Lipjan. ka dal në vendin e ngjarjes për të inspektuar rrethanat e arratisjes.

Pas kryerjes se inspektimeve preliminare, SHKK ka ndërmarr hapa urgjent duke suspenduar nga puna një mbikëqyrës të lartë, një mbikëqyrës dhe dy oficerë. Këto janë masat e marra deri në përfundim të hetimeve përfundimtare.