Site icon Telegrafi

Suspendohen tre oficerë amerikanë pasi doli një video ku shihen duke rrahur në mënyrë mizore një të dyshuar – njëri ia përplas kokën në beton

Tre oficerë të zbatimit të ligjit në Arkansas janë suspenduar pasi doli një video që tregonte një të dyshuar duke u rrahur vazhdimisht nga ata.

Njëri nga oficerët e godet në mënyrë të përsëritur burrin në kokë dhe madje ia përplas kokën në trotuar.

Një oficer tjetër e godet me gjunjë pas shpine, derisa i dyshuari është i shtrirë dhe mbahej nga tre oficerët, transmeton Telegrafi.

Derisa ai qëndron i shtrirë dhe rrihej nga oficerët, burri përpiqet të mbulojë kokën për t’u mbrojtur.

Videoja është parë miliona herë në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime.

Një përdorues i Twitterit përmendi rastin e George Floyd, një burrë me ngjyrë që u vra në paraburgim nga policia në vitin 2020, duke çuar në protesta në mbarë botën.

Policia e Shtetit e identifikoi personin e arrestuar si 27-vjeçarin Randall Worcester. /Telegrafi/

Exit mobile version