Site icon Telegrafi

Suspendohen infermieret që fjetën afro tre orë gjatë orarit të punës (Foto)

Foto: Ilustrim

Janë suspenduar infermieret e paemëruara, të cilat në vend se të ndihmonin të sëmurët e spitalit në Shepshed të Anglisë, kanë fjetur për tre orë.

Imazhet e postuara në Twitter, kanë bërë që të merren masa të menjëhershme ndaj tyre, deri në një vendim tjetër pas hetimit të rastit, transmeton Telegrafi.

Infermieret në gjumë

“Të gjithë që nuk e kryejnë punën si duhet, menjëherë të largohen prej aty. Ata paguhet nga paratë e taksave tona”, është një nga komentet e shumta.

Në të njëjtën kohë, të gjithëve iu kërkohet të paraqesin me fakte, kur punonjësit shtetërorë nuk respektojnë vendin e punës. /Telegrafi/

Exit mobile version