Telegrafi

Suspendohen dy zyrtarë policorë në Qafë Morinë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës e marrje ryshfeti

Foto: Arkiv

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se janë suspenduar dy zyrtarë policorë, të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë Morinë.

Në njoftim bëhet e ditur se veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika”.

Lexo po ashtu Operacioni 'Pika', arrestimi i 50 zyrtarëve shtetërorë, qindra veprimtari kriminale, deklarimi i kryeprokurorit - të gjitha detajet e aksionit të IPK-së

Ndërsa, zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

Lexo po ashtu Operacioni “Pika”, për katër javë mbi 70 zyrtarë policor të arrestuar – të dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti

“Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/