Inspektorati Policor i Kosovës njofton se janë suspenduar dy zyrtarë policorë, të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë Morinë.
Në njoftim bëhet e ditur se veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika”.
Ndërsa, zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.
“Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/