Telegrafi

Suspendohen dy skiatorë koreano-jugor shkaku i ngacmimeve seksuale

Dy skiatorët olimpikë të Koresë së Jugut janë suspenduar për shkak të dyshimeve për ngacmime seksualt gjatë Kupës së Botës të mbajtur në Japoni.

Federata Koreane Skijimit njoftoi se ka vendosur të sanksionojë me pezullimin përfundimtar Choi Jae-woo dhe Kim Ji-hyon, 24 vjeç dhe 23 vjeç, për sjelljen e tyre gjatë garës akrobatike të mbajtur më 3 dhe 4 mars në qytetin japonez Tazawako.

Sipas Federatës, të dy skiatorët ftuan shoqet e tyre për të pirë me ta, por kur ata refuzuan, me sa duket i sulmuan seksualisht.

Skiatoret e prekur kanë raportuar rastin në polici, njoftoi agjencia Yonhap. Choi dhe Kim garuan në ekipin kombëtar në Lojërat Olimpike Dimërore të PyeongChang, që u zhvilluan ndërmjet 9 dhe 25 shkurt.

Rasti i dy skiatorëve vjen në dritë në kulmin e lëvizjes “#MeToo” në Korenë e Jugut, ku shumë femra kanë vendosur të denoncojnë javët e fundit figurat e shquara të kulturës apo politikës për ngacmimet seksuale.

Ndryshe, theksojmë se skandali i ngacmimeve seksuale filloi me regjisorin hollivudian, Harvey Weinstein, i cili u akuzuar prej një numri të madh të aktoreve hollividuiane. /Telegrafi/