Dy gjyqtarë të UEFA-s janë suspenduar pasi një gol i shënuar në sfidën mes Suedisë dhe Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve ishte anuluar gabimisht.
Sulmuesi Alexander Isak mendoi se kishte shënuar gol ndaj Azerbajxhanit në mbrëmjen e së martës, por që ai iu anulua.
Goli i yllit të Newcastle u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit nga VAR-i, por që më vonë u zbulua se vijat e pozitës jashtë loje ishin hartuar gabimisht.
Vijat ishin hartuar nga Isak kur në fakt ishte Viktor Gyokeres ai i cili kishte pasuar topin në drejtim të bashkëlojtarit të tij që gjendej në pozicion të rregullt.
Ky incident kishte ndodhur kur rezultati tashmë ishte 3-0, por ndeshja në fund eventualisht përfundoi me rezultat 6-0 në të mirë të suedezëve.
Dy gjyqtarët përgjegjës Daniel Stefanski dhe Pawel Malec janë suspenduar nga Federata e Futbollit e Polonisë sipas raportimit nga mediumi SVT, por që të dy mund të përballen me pasoja të mëtejshme edhe nga UEFA.
Po ashtu sipas TVP, organi drejtues i gjyqtarëve në Poloni, ka vendosur që të largojë gjyqtarët nga ndarja e drejtësisë në nivelin qendror.
Është ende e paqartë se për sa kohë këta dy gjyqtarë nuk do të kenë mundësi të ndajnë drejtësinë në ndonjë ndeshje, apo nëse kjo e drejtë do t’iu largohet përfundimisht këtë vit.
Raportimi tutje shton se edhe autoritetet e UEFA-s kanë qenë të acaruara nga incidenti i ndodhur./Telegrafi/