Jose Mourinho është suspenduar me një ndeshje mosdrejtim të skuadrës dhe është gjobitur me 16.000 funte si pasojë e sjelljes së pahijshme.
Menaxheri i Manchester Unitedit reagoi në mënyrë të furishme në ndeshjen kundër West Ham Unitedit, kur Paul Pogbas iu dha karton i verdhë për simulim.
Ai nuk i kontrolli emocionet e tij, por e goditi një shishe uji. Gjyqtari e dërgoi në tribuna dhe tash do të mungojë në një ndeshje në drejtimin e skuadrës.
Portugezi nuk do ta drejtojë ekipin e tij në takimin e sotëm (e mërkurë) të Kupës EFL.
Mourinho vendosi që të mos apelonte ndaj dënimit të FA që do të thotë se vendimi hyn menjëherë në fuqi. /Telegrafi/
Jose Mourinho to serve one-match touchline ban and fined £16,000https://t.co/cCC8gWQfGE
— England Football (@EnglandFootball) November 30, 2016