Telegrafi

Sushanto Roj në listën e votuesve kontestues të KShZ

I birri i biznesmenit indian Subrata Roj, është gjetur në listën e votuesve kontestues të Komisionit shtetëror zgjedhor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç mund të shihet në listën e publikuar sot nga ana e KShZ, Sushanto Roj është regjistruar nën numrin 39 444 ndërsa adresa e banimit të tij është regjistruar të jetë në Rrugën numër 6 në Bardovcë, lagjen elite të Shkupit ku biznesmeni indian dhe investuesi i parealizuar ka në pronësi një shtëpi./Telegrafi/