Susan Boyle është rikthyer në skenën muzikore në kuadër të spektaklit për talentë, “America’s Got Talent: The Champions”.
Këngëtarja skoceze u bë e famshme në vitin 2009, kur i befasoi të gjithë me performancën në Britain’s Got Talent, ku në fund arriti ta zinte vendin e dytë.
E! News bën të ditur se ajo është kthyer në skenë pas mungesës nëntëvjeçare, për të lënë sërish mbresa.
https://youtu.be/wGhXkzb0cHM
57-vjeçarja vendosi ta këndonte këngën “Wild Horses”, të cilën e kishte interpretuar edhe në vitin 2009.
“Nuk mund ta gjej asnjë konkurrent që e ka definuar këtë spektakël ashtu siç ke bërë ti”.
“Ti je konkurrentja që e ka bërë dallimin e madh dhe jam absolutisht i mahnitur që je këtu”, ka thënë Simon Cowell.
“Dua të them se është një nder dhe kënaqësi absolute që po qëndroj këtu ulur dhe ju dëgjoj. Ke zë engjëllor”, ka thënë Mel B, ish-anëtarja e “Spice Girls”, e cila ishte anëtare e jurisë. /Telegrafi/