Telegrafi

Surroi për raportet Kurtit me SHBA-të: Politika e jashtme amerikane është shumë më e ndërlikuar se një Twitter

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka shprehur mendimet e tij për raportet e Kosovës me Amerikën.

Surroi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se politika e jashtme nuk ndërtohet përmes postimeve në twitter.

“Politika e Jashtme amerikane është shumë më e ndërlikuar se një twitter. Marrëdhënia me SHBA-të kërkon shumë më tepër këmbime mendimesh se një twitter”.

Ai thotë se ekzistojnë ambasadat dhe duhet shfrytëzuar ato për komunikime me SHBA-të, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk mund të gjykojë në bazë të twitter-it. Nuk kam as kapacitete mendore të kuptojë mendimin që vjen me një twitter. Kam nevojë të bisedojë me njerëz apo t’u lexojë atyre shkrimet apo librat për të kuptuar mendimet e tyre”.

Publicisti thotë se postimet në twitter shprehin një emocion momental që ndërlidhen me ngjarje të caktuara.

“Unë nuk mund të kuptojë mesazhin e Grenellit me 280 karaktere. Nuk e di ku i sheh ai gabimet e Kurtit”.

Surroi thotë se taksa duhet larguar pasi e ka mbaruar misionin e vet.

Lexo po ashtu Surroi: Coronavirusi e pengon një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi

“Heqja e taksës duhet ta kthente Kosovën në marrëdhënie normale reciproke më të gjitha shtetet fqinje”, tha ndër të tjera Veton Surroi./Telegrafi/