Telegrafi

Surroi në konferencën e BND-së në Berlin, për Kosovën

Fjalën hapëse në këtë Konferencë do ta mbajë Ministri i Brendshëm Wolfgang Schäuble kurse para mysafirëve të shquar nga Evropa, në mesditë dhe pasdite, do të diskutohet edhe për situatën aktuale në Kosovë. Për gjendjen aktuale dhe sidomos zhvillimeve rreth statusit të Kosovës do të flasë lideri i ORA-s, Veton Surroi.

Surroi, fjalimin e tij, do ta mbajë në kuadër të panelit për Ballkanin, ku theks do t’i jepet zhvillimeve ne fazën përfundimtare të përcaktimit të statusit të Kosovës.