Site icon Telegrafi

Surroi: Hashim Thaçi është negociatori më i dobët që ka pasur Kosova (Video)

Veton Surroi në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur edhe për procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se presidenti Hashim Thaçi është negociatori më i dobët që ka pasur Kosova.

“Ministria e Jashtme e Kosovës është joserioze dhe çfarëdo deklarimi është joserioz. Kosova nuk është serioze se ka qeverisje të tillë. Problemi është ky, presidenti Vuçiq është njeri i cili kontrollon pak a shumë jetën publike në Serbi dhe çfarëdo që merr si vendim ai do të realizohet. Hashim Thaçi ka një problem sepse nuk e ka fuqinë politike të cilën e ka Vuçiq jo vetëm për shkak se nuk është në krye të partisë por për shkak të sistemit që kemi në Kosovë”, ka thënë Surroi.

Ai ka shtuar se nga ana tjetër “Thaçi është në këtë telenovelën e gjatë të Gjykatës Speciale figura e cila është më e eksponuar në raportin e Dick Marty dhe gjithnjë nën dyshim se për të është krijuar kjo Gjykatë. Rezultatet e tij si negociatorë janë katastrofale, është negociatori më i dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë”. /Telegrafi/

Exit mobile version