Anëtari i Ekipit të Unitetit njëherësh kryetar i Partisë Reformiste ORA, Veton Surroi, po merr pjese në konferencën ndërkombëtare te Komisionit Trilateral Evropian, ku do të bisedohet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Në cilësinë e panelistit, Surroi do të flas për procesin e definimit të statusit dhe domosdoshmërinë e pavarësimit të Kosovës si parakusht i proceseve integruese.
Së bashku me të do të diskutojnë edhe ndërmjetësi ndërkombëtar për statusin, Wolfgang Ischinger, si dhe ish-ministri i Jashtëm serb, Goran Svilanoviq, si dhe përfaqësuesi special i BE-së në Sarajevë, Miroslav Lajcak.