Banka Ekonomike së bashku me klubin Alpin Prishtina ka organizuar aktivitetin e lëshimit me litar nga objekti i Klinikes Pediatrike, ku gjatë lëshimit anëtarët e këtij grupi dhe punonjësit e bankës të veshur si superheronjë surprizuan fëmijët.
Gjatë lëshimit me litar, përveç argëtimit të fëmijëve, janë ndarë edhe disa dhurata modeste për ta.
“Banka Ekonomike gjatë këtij aktiviteti po ashtu ka dhuruar donacion për organizatën Care for Kosovo Kids, i cili do të destinohet për blerje të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme për Klinikën Pediatrike. Ky aktivitet nuk është aktiviteti i parë, pasi që edhe në të kaluarën kemi mbështetur Kliniken Pediatrike, por nuk do të jetë as i fundit”, thuhet në njoftim.
Kryeshefja Ekzekutive e Bankës, Hamide Pacolli Gashi në emër të bankës falënderoj organizatorët dhe shprehi gatishmërinë e bankës për mbështetje edhe në të ardhmen./Telegrafi/