Site icon Telegrafi

Surprizë në Javën e Modës në Nju-Jork: Në pistë kanë defiluar vajzat me hixhab (Foto, Video)

AFP_LP6LN

Sezonin e kaluar kreatorja indoneziane Aniesa Hasibuan ka hyrë në historinë e modës kur ka ekspozuar koleksionin me hixhabe.

Tani ka vendosur që me performancën në pistë, në Javën e Modës në Nju-Jork t’i përgjigjet politikës kundër emigrantëve të kryetarit të tanishëm amerikan, Donald Trump.

“Ky është rasti që të tregohet se sa i bukur është islami. Besoj që ju duhet të keni mundësi të njëjta, posaçërisht nëse ai apo ajo posedojnë talent, kanë pasion apo aftësi, sepse nuk janë të këqij të gjithë emigrantët. Kemi treguar që edhe ata janë të bukur dhe i japin kontribut Amerikës”, ka thënë kreatorja.

Gjatë defileut modelet janë pyetur për ngjarjet në politikë, transmeton Telegrafi.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Pr7WoEzjyhs

 

Një modele ka theksuar që religjioni nuk duhet të paraqesë problem, që nuk është e padrejtë nëse dikush dëshiron jetë dhe arsimim më të mirë.

“Është shumë me rëndësi që kemi ardhur bashkërisht. Luftojmë për më të mirën, përkrahim njëri-tjetrin. Unë do të luftoj deri sa të mundem”.

Aniesa Hasibuan do të vazhdojë të promovojë dhe të përhapë personazhin e femrës e cila bart hixhab, duke theksuar që ato mund të jenë njësoj glamoroze si edhe femrat e tjera.

“Kemi mision dhe vizion që të përhapim paqen, ndërkaq moda është njëra ndër mënyrat që t’ia shfaqim vlerat më të bukura botës. /Telegrafi/

Exit mobile version