Telegrafi

Befasia që Armina Mevlani i bëri Shkelzenit për ditëlindje (Foto)

Modelja dhe blogerja e njohur Armina Mevlani ka kaluar një ditë mjaft të këndëshme të hënën e kësaj jave.

Kjo pasi dje, i fejuari i saj Shkelzen Berisha ka kremtuar ditëlindjen.

Me këtë rast, ajo ishte kujdesur që kjo ditë të ishte sa më e veçantë për gjysmën e saj, duke i rezervuar atij një befasi mjaft interesante.

Lexo po ashtu Shkelzen Berisha i propozon Arminës: Dëshiron të jesh "Valentini" im përgjithmonë? (Foto)

Ata kanë darkuar së bashku në një restaurant në Tiranë, teksa në një prej momentëve, një ndër kamarierët e porositur nga Armina, sjell një “dessert” për Shkelzenin, në pjatën e të cilit shkruhej: “Edhe 100 Shkelzen”.

Surpriza e Arminës për Shkelzenin me rastin e ditëlindjes së tij. Foto nga InstaStory.

Ndërkohë, Armina është shprehur në disa intervista se mendon që në një të ardhme të afërt ata të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, por që ende nuk kanë gjetur kohën e duhur për t’ia kushtuar planifikimit të martesës së tyre përrallore. /Telegrafi/