Telegrafi

Surfoi nëpër sipërfaqen e liqenit, duke qëndruar sipër një tavoline të kthyer së prapthi (Video)

Ky është momenti dramatik, kur një sërfist qëndroi mbi një tavolinë plastike të kthyer së prapthi, derisa tërhiqej prej barkës në një liqe në Kanada.

Derisa ky sport duhet të zhvillohet me dërrasat e lëmuara të sërfit, ai shkoi në ekstrem duke rrezikuar të lëndohet prej këmbëzave me maja, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon një pjesë të rrëshqitjes së tij nëpër sipërfaqe, ndërsa përfundon pa treguar se si kaloi tërë udhëtimi tij.

Në anën tjetër, kërkohet që askush të mos e provojë ndonjë veprim të tillë, pasi të ketë shkuar për piknik pranë ndonjë liqe, sepse mund të ketë përfundime të paparashikueshme. /Telegrafi/