Gjatë stinës së verës, rrjetet sociale na mbushen me bukuroshe dhe dama të cilat shfaqen në bikini gjatë pushimeve dhe i tregojnë asetet e tyre.
Por, cilat janë femrat surfiste më seksi në rrjetin më të popullarizuar social për fotografi, Instagram-in?
Më poshtë e keni listën me modelet që duhet t’i ndiqni në Instagram, ku secila është më e aftë dhe më e bukur se tjetra.
1: Ellie-Jean Coffey
Nofka në Instagram: @elliejeancoffey
Numri i ndjekësve: 898,000
Informacione: 23-vjeçarja jeton në Gold Coast, Australi dhe është surfere profesioniste. Gjatë kohës kur nuk është duke i ‘vozitur’ dallgët e detit, ajo punon si modele. Biondina ka punuar për brende të ndryshme, duke filluar nga Billabong e deri te TJ Swim.
2: Holly-Daze Coffey
Nofka në Instagram: @hollydazecoffeyyy
Numri i ndjekësve: 703,000
Informacione: Edhe kjo 20-vjeçare ka dashuri të madhe për detin. Në vitin 2011, ajo kishte dalë fitimtare si surfiste në një garë australiane, ndërkaq e shijon edhe futbollin dhe skatebordin.
3: Alejandra Guilmant
Nofka në Instagram: @alguilmant
Numri i ndjekësve: 223,000
Informacione: Ndonëse Alejandra nuk ka shumë video duke bërë surf, ajo ka shumë fotografi në bikini. Modelja e shumë talentuar gjithashtu ka provuar edhe aktrimin, ku ka marrë pjesë në emisionet televizive si ‘Here on Earth’ dhe ‘Habia Una Vez’.
4: Alana Blanchard
Nofka në Instagram: @alanarblanchard
Numri i ndjekësve: 1.8 milion
Informacione: Alana ka një fëmijë dhe i ka fituar gjashtë kampionate të ndryshme të surfit. Gjithashtu Alana vazhdimisht poston video në YouTube ku i këshillon njerëzit se si të humbin peshë, etj. /Telegrafi/