Telegrafi

Surface Mini shihet në manualin e përdoruesve të Surface Pro 3

Në vend të Surface Mini, Microsoft ka lansuar një model më të madh, dhe më të mirë të tabletit, përkatësisht modelin Surface Pro 3, ndërsa versioni minimal i shumë-përfolur nuk është parë askund.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Surface Mini nuk ekziston si model brenda Microsoft.

Në fakt, sipas një cicërime të postuar nga Paul Thurot thuhet se në manualin e përdoruesve të Surface Pro 3 shihet edhe versioni minimal, Surface Mini, dhe ekzistenca e këtij modeli të pritur nga përdoruesit është përmendur disa herë në disa publikime dhe material promovuese të vetë Microsoft. /Telegrafi/