Një tifozeje të sporteve të ujit po i mungon jeta në oqean aq shumë sa ajo vendosi të bënte “surf në kushtet e shtëpisë”.
Ajo duke përdorur një dërrasë dhe një tharëse flokësh, bënte lëvizje sikur të ishte mbi dallgët e oqeanit, transmeton Telegrafi.
Yasemin Özer përdori tharësen e flokëve për të simuluar flladin e ngrohtë të verës, ndërsa ajo praktikonte sportin e saj të preferuar në dhomë në Zvicrën e mbyllur nga COVID-19.
Kjo video është filmuar më 22 mars 2020. /Telegrafi/