Site icon Telegrafi

Surdulli takime me AAK-në dhe AKR-në për koalicion

Surdulli tha se në kuadër të këtyre takimeve tha se janë biseduar mundësit që të hyhet në koalicion në balotazh për të fituar garën për Kamenicën.

“Unë tashmë i kam takuar edhe Fatmir Matoshin edhe Lulzim Lecin. Të dyja këto parti politike kanë shprehur interesimin e tyre dhe ne normalisht që jemi të gatshëm që me njërën prej tyre veç të lidhim koalicionin”, tha Surdulli për rajonipress.

Surdulli tha se këto janë vetëm takimet e para kurse ofertat do të shikohen për secilën palë veç e veç.

“Koalicioni që do të ndërtohet do të jetë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës. LDK në këtë qytet ka treguar dhe dëshmuar se është parti serioze, parti e përkushtuar për qytetarin dhe normalisht që është një subjekt shumë kredibil dhe i besueshëm”, tha Surdulli. /Telegrafi/
 

Exit mobile version