Menaxherja e Surdullit, Arjeta Gashi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e notares në këtë Evropian. “Medina do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Portugali nga 17 e deri më 23 shtator. Ajo do të marrë pjesë në dy disiplina në krol dhe shpinë”, deklaroi Gashi.
Duke vijuar tutje, kjo e fundit njoftoi Surdulli nuk do të përfaqësojë asnjë skuadër pasi ajo ushtron individualisht. “Ajo nuk është pjesë e asnjë skuadre. Ajo gjithmonë stërvit në mënyrën individuale.
Trajneri i Medinës është Enver Hajredini”, theksoi Gashi. Mbështetjen më të madhe për këtë turne ku do të marrë pjesë Medina e ka dhënë Ministria e Sportit, së bashku me organizatën ‘Sindrom Kosova’. Edhe në garat e organizuara Komiteti Paraolimpik i Kosovës, Medina ka arritur të dalë e para. Ndryshe, Surdolli është shpallur edhe sportistja më e mirë e vitit 2012 nga Komuna e Prishtinës, duke fituar në dy kategori. /Tribuna/Telegrafi/