Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport (ARS), Darko Kaevski ka dalë në konferencë shtypi për të sqaruar zhvillimet pas publikimit të skandalit për publikim poezish me përmbajtje diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe seksiste ndaj femrave.
Drejtori Kaevski bëri të ditur se ARS-ja ka vërtetuar se ka patur punë të pamatur, papërgjegjshme, joprofesionale, te disa persona që kanë patur rol në publikimin e përmbledhjes së poezive diskriminuese, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, Komisioni ka patur për detyrë që të përzgjedh propozimet e dorëzuara dhe të veprojë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri, dhe në bazë të dispozitave ligjore.
Ai bëri të ditur se përgjegjësinë për gjithë këtë e marrin përsipër anëtarët e komisionit.
ARS do të krijojë komision për të vërtetuar përgjegjësi, si edhe do të kërkojë nga komisioni që ta kompenzojë dëmin e shkaktuar në tërësi.
Drejtori bëri të ditur se në këtë rast ka patur edhe shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për veprimtari botuese.
ARS-ja ka vendosur që përmes një komisioni disciplinor të kërkoj përgjegjësi dhe njiherit ka suspenduar udhëheqësin e sektorit për rini./Telegrafi/