Telegrafi

Supremja refuzon kërkesën e ish-blerësit të Minierës së Goleshit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka caktuar menaxhmentin e ndërmarrjes “MIM Golesh”, i cili ka për detyrë të përgatitë strategjinë afatshkurtër për funksionimin e ndërmarrjes dhe do të administrojë me të në pajtim me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe rregullativën ligjore në fuqi.

Sipas një njoftimi të AKP-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore lidhur me administrimin e ndërmarrjes së re “MIM Golesh”.

Ndryshe ditë më parë, AKP-ja ka pranuar aktvendimin C-I-14-0022 nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilin iu është refuzuar si e pabazuar kërkesa e ish-blerësit të Ndërmarrjes “MIM Golesh” për urdhër paraprak për pezullimin e vendimit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve dhe për vendosjen e kësaj ndërmarrje nën administrim të drejtpërdrejt të Agjencisë duke pranuar si të ligjshme dhe të bazuar vendimin dhe veprimet e AKP-së në lidhje me këtë ndërmarrje. /Telegrafi/