Telegrafi

Supremja në favor të Zafir Berishës, e rikthen në garë për kryetar të Prizrenit

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur në favor të Zafir Berishës. Tani më kjo Gjykata ka vendosur që Zafir Berisha mund t’i kthehet garës për kryetar të Prizrenit.

Këtë e konfirmoi edhe vet Zafir Berisha për Telegrafin.

Ai tha se me këtë fitoi betejën e parë në garën për kryetar të Prizrenit.

Ndryshe, një vendim i KQZ-së decertifikoi Berishën nga gara për kryetar të Prizrenit.  Ai këtë vendim të KQZ-së e kishte quajtur nën ndikim të politikës.

“As që më ka shkuar mendja se mund të decirtifkohem për faktin se para tre muajve jam zgjedhur deputet i Kuvendit me këto ligje, kjo ishte një befasi për mua. Të gjitha përgatitjet janë bërë, por unë kam dilemat e mia dhe është ndërhyrje politike në vendimet e ekzekutivit në këtë rast KQZ-së”, kishte deklaruar Berisha një ditë më parë për Telegrafin.