Telegrafi

Supremja hedh poshtë kërkesën për lirimin e Sylejman Selimit

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit. Supremja në vendimin e marr sot, ka liruar me kusht vetëm Jahir Demakun.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Selimit, Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook.

“Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin…a thua pse.!”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

DITA 136

As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves Sylejman Selimi.

Qartas ne menyre te kunderligjshme dhe pa vendim gjyqesor per 136 dite, Gjykata Supreme e Kosoves po e mban ne burg Sylejman Selimin ne burg.

Edhe tentimi i sotem per ta liruar me kusht deshtoj pasiqe nuk pati vullnet politik te atyre qe thirren ne drejtesi.

Per cka keni luftuar ju ushtare dhe komandante te UÇK-se.!

Qe te kemi sistem te ketille juridik, qe ta mbajne mbi 5 vite ne burg me prova to montuara.

Dhe per 136 dite pa asnje vendim gjyqesor ta mbajne ne burg Komandantin e Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se Gjeneral Sylejman Selimin.

Nuk besoj se keni lufutar per kesi sistemi te korruptuar juridik deri ne palce.!

Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin…a thua pse.! /Telegrafi/